Creato da Alpina68 il 11/03/2009 |
|
ME PASTËRTI SHPIRTI |
|
DIOR |
|
NJËZET E KATËR ORË
I Vallëzon dita plot energji, e shoh ndër njerëz, në sytë dhe zërin e tyre.. (po unë ku jam?) për të shoqëruar deri në fund, zonjën mbrëmje, misterioze, psikopate dhe me mendime joshëse?
II Vallëzon gjithçka e rend në njëzet e katër orë, duke kryer ciklin natyror biologjik. Ku jam unë vallë, mes lëmshit të ngatërruar grumbulluar mbi shpinë si thesi me gurë?
III Ndërsa unë, edhe pse vallëzuese e mirë jam, e kam ditën të përgjumur të dërrmuar, por jo të lodhur. E kam natën beronjë, e jo zonjë. Mes kthinave të errëta diku në brendi, nata ime qan, nuk bën më dashuri.
IV Njëzet e katër orët, njëmijë e katërqind e dyzetë minutat, tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind sekondat e mia, rendin në akllapi, unë fle syçelur, jetoj a s’jetoj e pa ditur vrapoj, edhe pse jam sprintiere e zonja.
© Alma Begaj – 23.09.2011 |
|
Ç’është kështu? MENDIM FLAKËRIM’ Mbi luginën e syve të tu, shuaj etjen e marrisë flakëruar prej dashurisë. Mendimi kaltërosh aq shumë po më josh! JEMI BASHKË?! Shpesh më befason me qetësinë e oqeanit tënd të tjera herë, më thith në vorbullat e tua. Për dallgët e mia, kurrë nuk pyet.. ..pa rremat e tua, ato, i kaloj vetë. MË BËJ TË BUZËQESH! Në kopshtin e buzëqeshjes rrethuar nga dy buzë farfurijnë tinguj shpirti.. Nuk hyjnë në punë paletat dhe ngjyrat ta rrëmbesh një buzëqeshje.. Kur nata është pa yje buzëqeshja i jep dritë dhe qielli rrezaton.. Në kopshtin e buzëqeshjes shpresa ëndërron gjithë horizontin galopon.. Shpirti freskohet nëse buzëqesh brendia Përhapet drita mes hijeve të mendimeve.. Si flakë qielli një buzëqeshje gllabëron trupin me gjithçka melhem dhimbjesh është.. HUMBA NJË ËNDËR MBRËMË Ëndërra që humba mbrëmë, më bëri të ndjehem e gjallë sot, çastet e një dite të pafund, ma rëndojnë kokën me kilovolt. MOS U TRET! Po vij mbi maja gishtash. Do shkoj sërisht mbi majat e gishtërinjve, dhe, nën-këmbë më zhuritet flakë-kashta si dielli shuhet në det. Do tretet, e di dhe do tronditemi të gjithë, kurdo që e shoh kudo që rri dhe ku është, thjesht dashuria ime i shton jetë në dritë-sy. Sa dua të ndalet, të jetë e fundit herë dhe i fundit premtim.. I fundit duhet të jetë dhe kam besim! ©Alma Begaj – Durrës 2011 |
![]()












Inviato da: alpinisti1
il 09/08/2011 alle 09:52
Inviato da: Alpina68
il 06/04/2011 alle 09:32
Inviato da: alpinisti1
il 17/03/2011 alle 08:29
Inviato da: Alpina68
il 28/11/2010 alle 16:31
Inviato da: rea70
il 26/11/2010 alle 14:32