Alpina - Alma

RASTËSISHT


RASTËSISHT Gjoja rastësisht do dalësh shëtitje sot, gjoja rastësisht do më shohësh edhe mua, gjoja, rastësisht, do më ftosh të pimë çaj trëndafilash si dikur kemi pirë para se të mos takoheshim më, rastësisht do kujtojmë, por jo rastësisht do qeshim, me veten tonë, kur shpinat të kthejmë rastësisht, sytë do shkëmbejmë sërisht. Alma BEGAJ