Alpina - Alma

SI BEMOL


SI BEMOL O zë i ëmbël që ma rrit tensionin e më bën të ndihem si re ngarkuar me shi, derdhu qetësisht në shkallë sipërore, ndërsa shkruaj në korda ndonjë marrëzi.PARA SE TË FLEunë do të pres nën hijen e një lapsi, e ti vrapon drejt meje shkronjë pas shkronje, fjalë pas fjale dhe më futesh pa kuptuar në mendjeunë do të pres nën hijen e një flete të shkruajmë tok përralla me mbretër.PARA TEJESa shpesh më ndodh të jem turbulluar, Si para avujve mbi gotën e verës, Dilemat dallgëzojnë në rrathë me ngjyra, Mirazh i paprekshëm buzët e tua.Të të pi, rrëkëllyer me një gllënjkë? A të të puth ngadalë, e të dehem e tëra? Më thuaj, si prishet para gotës magjia? Provimi i maturës Tridhjetë maji me maja të mprehta ankthi e stresi për mua më shumë se sa për time bijë. Sukseset kanë qenë udhëtaret e saj që nga lindja, por sot ndihem e lënë mënjanë pa mundur t’ja shoh në sy xixat. Bie shi jashtë e më tepër brenda meje. Alma BEGAJ