Alpina - Alma

PËRPLASJE


Përplasje Jashtë mureve përplasen erërat hapsirat midis meje dhe teje kanë distancë veshur me mall dridhen brenda jonet e heshtjes e fijet shpirtit enden nëpër natë. Në dritare përplasen stonaturat e këngëve të vjetra sa vet erërat kërkoj të ledhatoj flakët e zjarrit të ndezura në gjithë çastet e mallit e dirigjojmë në distancë lojnat me harpa. Jashtë mureve përplasen erërat t'ia nisin vajit me shtrëngatë e lotë pa fund më vallëzojnë brenda kokës fjalët e dëshirës me ritmin e kohës motivin e mallit po ta nis me postë. Përplasen deri në thyerje erërat e lashta malli i zjarrtë dëshirat fluturake sa shtrihen të flenë në akord. Alma Begaj - 23.10.2014