Alpina - Alma

UDHË


UDHË Ndërtuam me fije folenë,folenë e vockël sa për ne,ndryshe nga shumëqë shtëpi kishin me kate,e jona më e ngrohtë qe.E ngrohnim me puthjeme fjalë cicërima, me këngëdhe me qarje, me kokëdhimbje,me valle e buzëqeshje pa fre. Zot, më thuaj që jam gati,të shoh fluturimin e parë,pa e shoqëruar pranë,të zogthit tim pushëverdhë,nesër në ag...! Zot, më thuaj,më thuaj apo jep një shenjë,se do t'i qëndrosh pranëmos t'i lodhen krahët,mos bjerë e vritet,e t'ja mjekosh plagët,ndryshe, u treta,e do bëhem erë,ta ndjek fluturimthizogthin tim të vetëm.. ©Alma Begaj dhe Adelaida Dajko (1995 deri sot)