Alpina - Alma

GURË E FORTË NËNKRESA


GURË E FORTË NËNKRESA    Kjo kokë në kët’ trup që rri shtrirë, nuk është imja.  Dy sytë e kësaj koke që s’flenë, të mitë s'janë.  As dy këmbët zgjatesa të trungut imcak, nuk janë të miat.  Ky trup që imi s'është,është dhoma e errët ku s’përtojnë të ulërasin vetëm dy bulkthë sterrë me të njëjtën gojëshpirt: nuk dua të jem, jam që mos qofsha, gur e fortë kjo kokë!  A do duroja më gjatë e zhytur nën oqean, se sa mbi këtë nënkresë plot guralecë që kafkën po ma çan..? Mbi nënkresë me guralecë, por s'është imja kjo kokë, ndaj s'kam gjumë.