Alpina - Alma

ËNDËRRPRISHUR


 ËNDËRRPRISHUR Kështu u shpupurit ëndrra, m'u në zemër të k'saj nate të shpifur, të akullt deri në majagishtash. Të pa mëshirshme m'i zgjati thonjtë e padukshëm, e m'i gërrvishti muret e kafkës, si në zanafillat e pikturave të Dalit. M'i ndau dhomat e ëndrrës, me mure prej fije peri, si ky qytet - lakuriq zvarritur betonesh, pa fund e pa fillim. Pllenimin e hidhur, e përzieva mirë me lugë në kafen e mbrëmjes, duke sjellë ndër mendje dëshirat e fëmijërisë. Ngadalë, kështu ëndërrprishur, m'u në zemër t'kësaj nate, e derdha mllefin tim veç në ty Dashuria ime, Poezia ime.   PËRTYPIM VETËTIMA Ky terr përtyp vetëtima dhe teshtin dhimbjen time lidhur nyje grykës.   VOZITJA E FUNDIT Mure betoni, mbuluar me pirg dheu, teshtijnë faljen e lotit lulet e freskëta, mbi qelinë ku u vyshk jeta.  *E drejta, labirinthesh ngec, në lajthitje për të dalë në shesh! © Alma Begaj