Alpina - Alma

PA TITULL


PA TITULL Jam një mishngrënës! Jam një frymëmarrës! Jam një shpirtngrënës! Jam një frymëdalës! Porsi një kanibal, ja shqyej lëkurën vetes, deri t'ja nxjerr mishin, e t'ja pi gjakun venës. Porsi i babëzituri, ja marr ajrin e qiellit, i mbush plot mushkritë, me dufin e çmendur. Ja shtrydh vetes shpirtin, ja përplas fort tokës, harroj që është i lirë, dhe i vjen rrotull botës. Shfryj veten si balonë, ndërsa vuaj në brendësi, shpirti ma merr frymën, e fluturojnë në përjetësi. E vazhdoj të vdes, nga pak për çdo ditë, veten s'e mbush dot, me shpirt, frymë e dritë. Jam një i vdekshëm human si ju të gjithë. Alma Begaj