Alpina - Alma

KOMUNIKIM


 KOMUNIKIM Sytë e tu shpesh më shprehin indiferencë. Trishtohem që s’jam brenda tyre për t’ja thyer drejtimin. Sytë e tu nganjëherë shkëlqejnë nga entusiazmi, sa dua t’më përfshish në vorbullat e gëzimit e të mbytem aty e tëra. Sytë tanë komunikojnë jo rrallë në heshtje, dhe gjejnë gjuhën e veçantë pa fjalë në kryqëzim ujrash të nxehta.Alma Begaj