Alpina - Alma

ÇAST MITIK


ÇAST MITIK Porsi Anzotika* do ta largoj në çast frikën, e kupën do ta mbush me nektar, të pi e dehem deri ta zhduk ankthin. Porsi Parthinia* do ta qetësoj vorbullën e shpirtit, do bëhem syvalë e ta puth çdo plagë. Porsi poezi do ta ledhatoj fjalën, ta shkund prej magjisë, e ta derdh mbi lakuriqësinë tënde. Alma Begaj * hyjneshë ilire me atribute të Afërditës hyjneshë e dashurisë. * hyjni ilire e detit pranë Dyrrahut.:)