Alpina - Alma

AKORD GRI


AKORD GRI Prapë bie shi sot është ditë e dielë e shkurtër e shkurtit dhe shijoj grimcat gri të qiellit që pikon shpirt. tingujve në pentagrame ere ia puth çdo notë një nga një, gjersa krijojnë akord të përhitur shtrirë gjerë e gjatë rrugëve në harmoni të lagur: erë, gri, shi.#AlmaBegaj