Alpina - Alma

DIELLI QESHET KUR KA QEJF


Sot: ekuinoksi pranveror, dita kundër diskriminimit, dita e poetëve, dita e sindromës down, dhe.. DIELLI QESHET KUR KA QEJF Dielliqeshet me muaqë eci pa ndalur nën shiun që s'pushon.Atje, përmbi rèm'i ndjek hapat e lagura,këpucët e qullura,vallen e rëndë të çapave,dhe qesh e gajasetqë hijen time ka treturnë pellgjet e trotuarëve të shqepur. Qeshet me mua Diellikur më avullohen xhamat e syzeve miope,brenda nga ngrohtësia e syrit,jashtë lahen nga piklat e shiutdhe unë, s'shoh asgjë.  Ngjyra e shiutka veshur nuancat e syve të mi,palltos dhe fustanit tim gri. Qerpikëpulitur,pa ombrellë,nën ritmin e piklaveeci e këndoj me vetekëngën e poetëve (i shoh ata nën strehaapo në kafenetë e xhamtapërballë detit atje tej) ata që zbresin diellinnë tokë edhe kur fle,edhe kur e ka pushim,në ditë feste.. Por, dielliqeshet kur ka qejf,sot ka hipur përmbi rètë flasë me Perënditë. Alma Begaj