Alpina - Alma

Pasdite letrare


Në një ditë të shënuar siç është 22 Marsi 2019, në mjediset e hotel “Mediteran”, Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, organizoi një veprimtari kulturore e artistike kushtuar shkrimtarit dhe publicistit Meçan Hoxha, i cili përuroi edhe dy librat e tij: “Gramshi në jetën time” dhe “Kontribute letrare”. “Pasdite letrare me Meçan Hoxhёn” ishte pagëzuar ky takim në të cilin morën pjesё shkrimtarё, poetë, publicistë, kritikë, botues, skulptorë tё Durrёsit, mёsues e nxёnёs gjimnazistё, familjarё e shokё tё Meçanit, ku vend nderi  zinin  bashkёqytetarёt e tij gramshiotё. Organizimi i këtij eventi  kulturor kishte në fokus dy librat e botuar sё fundmi të autorit nga shtëpia botuese 2M Printing.Në vlerësimin e librave u lexuan katër Kumtesat e pёrgatitura me pёrgjegjёsi e nivel tё admirueshёm shkencor nga, Alma Begaj mësuese e historisë e njëherësh shkrimtare e poete e cila çeli siparin e këtij kuvendimi, duke pasuar nga z. Zydi Shehu ish drejtori Muzeut të Kavajës, z. Avni Çuni drejtor i QKF Durrës dhe z.Kadri Tarelli.Por Meçanin, në këtë kuvend të bukur krijuesish, diskutimet e shumta nga tё pranishmit, që e bёnё kёtё tubim letrar interesant e mbresëlёnёs, e lumturuan shumë. Moderatori i kёsaj veprimtarie, z. Naim Kёrçuku, harmonizoi shumё bukur kumtesat me recitim poezish nga nxënësit e shkollës së mesme “Leonik Tomeo”, diskutimet me këngët e bukura dhe pёrshёndetjet nga tryezat e shtruara me koktejl.Nё mbyllje të këtij eventi kulturor, kryetari i Klubit z.Nikolla Spathari, nё emёr tё komunitetit tё shkrimtarёve dhe artistёve tё Durrёsit i dha Meçanit njё titull mirёnjohjeje me motivacionin: ”Publicist, historian, shkrimtar dhe veprimtar i dalluar shoqёror nё vite”.