MELODI

HËNA MË LËPIN PLAGËDJEGURAT


 HËNA MË LËPIN PLAGËDJEGURATNjë hënëz e fikurpa sy, pa buzë, pa flokë,më sheh nga lartgjithë ç'kamgjithë ç'jamgjithë ç'bëj,si vdes e ringjallemçdo natëçdo agpër vete, për ty.Kam kohëqë rrotullohembrenda nxehtësisësë frikës, pa lëkurë.Friksuar nga zjarriqë më djeg shpirtinsi të shtatë lëkurët.Dhe hënasi çdo herëmë lëpin plagëtme syme gojëtë më shpëtojëedhe kur vetëështë duke u fikur.   ADLA E ZJARRTËAdla imevazhdon të jetë e zjarrtë.  Dyzetë e tetë orë përpëlitet flakëvenuk ia shuaj dot.. Trupi yt i përflakurmë ndez e përvëlon,sytë e tu të akulltzemrën ma coptojnë.   ADLA*Adlae hajthmeAdlae brishtëAdlaflokverdhëAdlasykaftëAdlarebelepake komplikuarme rastee tejdukshmeme rastee pakuptueshmeAdlame zemërqelibari shihet pa syzeçdo kapilarAdlae dashurme peshënë fjalëAdlame truppak kilogramëlëkurësi mbikalon kohapa ja prekur moshënnë rrugën e tre errësirave.Adlashpirti i sajplot dritëi ndarë në copamë është qiripa tënuk e shoh botën!   PUTHJE PUHIZEPuthmë në errësirësi dashnori i eturbrenda burgut të qetësisëmos më lër të vuajdënimin e lumturisënë këtë natë pa hënë. ...mos harro mbulohu mirëme puthjet e mia,para se të flesh gjumë!...nëse mbi qerpikëdridhet një puhizë,dije mirë,jam unë,të këndoj ninullë! I dashuri im,rinohet çdo ditë..Unë, vjetërohemçdo natë..Ai, i këndon me dashuridashurisë..Unë, vetëm i qahem.  ©Alma Begaj *Adla = ime bijë Adelaida kur unë e ledhatoj