MELODI

Fjalë të urta popullore shqiptare


Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.Një shkëndijë ndez një mal.Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë"Ruaju të të ruajë perëndia.Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.S'lidhet kali me pe.Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.Ujku mjergull kërkon.Përmend qenin, bëj gati shkopin.Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje.Më i keqi vëlla të merr hakun.Motra jemi, shoqe s'jemi.Ndarja është më e mira e të ligave.Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.Gjumi natës i randë i bën keq ditës.Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes.Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke.Nuk mbushet pusi me pështyma.As këmishës së shtatit s'është për t'i besu.Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë.Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria.Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut.cjapi mendjelehte shqeteson bariun duke e lene tufen te shkujdesur si rrapi shiunEsapi i shtëpisë nuk del në pazar.E thëna dhe e bëra janë larg.I marri premton dhe budallai shpreson.Kur qesh djalli e ka punën keq.Mba murin mos bie.Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë.Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall.Mos u bëj thes i çpuar.Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të.Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë.Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti.Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë.Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.Nuk është ar gjithë që ndrit.Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.Mendja me mendjen, pjellin mëndje.Me një ka nuk bëhen pendë.Me nji tra nuk mban shtëpia.Mëson nga armiku më shumë se nga miku.Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.Miku harrohet po të largohet.Miku i mirë vjen nga porta.Nuk bëhet stani me dhi të egra.Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.Miku i mikut tim, është edhe miku im.Një krah s'mban kala.Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.Për një shamatë, lypen dy veta.Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.S'bëhet lëmi me një kalli.S'bëhet stani me lepura.S'mblidhen lepujt në vath.S'mbushet thesi me një kokërr.Syri është më i mprehtë se kordha.Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.Shokë bashkë, e bukë veç.Shoku sa duhet, aq qortohet.Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë.Uji fle, hasmi s'fle.Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.As nuk kam, as më mbarohen.Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë.Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj.Bukë e kripë e zemër.Çilet dera, rritet ndera.Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet.Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara.I mirë për shokë, e i lig për vete.Bukën tënde ha, hall të botës qa.Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan.I fundit ja do qaj, ja do qeshë.I qan hallin kalorësit.I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit.Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe".Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen.Nga fryn era kthen gëzofin.Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.Keq më vjen, po dëm s'më bëhet.Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo.Këpucari i ka këpucët e grisura.Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.Kopraci s'të jep të zezën e ullirit.Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.Ku rënça mos u vrafsha.Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë.Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm.Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë.Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar.Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat.Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë.Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet.Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof.Merr belanë e botës e vë në krye të votrës.Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë.Miku i thirrur, duhet përcjellun.Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd.Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi.Mirmëngjes, me interes.Mos qesh në shok, se e gjen në kokë.Mos e lëndo ku i dhemb.Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë.Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë.Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha.Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë.Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.Prifti më përpara bekon mjekrën e tij.Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku.Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.Qenit hidhi një kockë, të pushojë.Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.Sevapi as shitet, as blihet.Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo.Ta shef bojën, sa ta ka nevojën.Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.Ustai nuk ka shtëpi.Drunë e shtrembër e djeg zjarri.E ke zogun në dorë, mbaje.Fusha ka sy, mali ka veshë.Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet.I zoti duhet të ruajë arën e vet.Jo si cjapi te kasapi.Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasmë.Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.Kujto qenë e bëj gati shkopin.Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.Kush vret nuk flet.Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.Mos shkel në dërrasë të kalbur.Mos shko si breshka te nallbani.Mos shko si cjapi te kasapi.Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell.Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.Bie një gurë e shkoqet një mur.Buka që thyet s'ngjitet më.Çdo gjë forcohet, në themel.Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho.Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin.Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.Dita ka sy, nata ka veshë.Duhet me i fry lugës para se me të djeg.Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot.E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.Atje ku fle ujët, atje është më thellë.Mos kij turp nga kush s'ka turp.Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje.Mushka do dru, e demi kular.Mos u fshi si miu prapa poçes.Në kudhrën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri.Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen.Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë.Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë.Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë.Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet.Kënga për darkë, brenga për drekë.Kush mori udhë, dhe do të lodhet.Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet.Kush ka turp, vdes për bukë.Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë.Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po zot shtëpie të jesh vetë.Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha.Mjer ai që pret nga tjetri!Mjer puna ime, qe se bani dora ime.Mos shko maz pas pele.Mos shko pas qerres së tjetrit.Mos u ban mjaltë, se të han mizat.Nën hije as bari nuk ngren krye.Nuk rron peshku pa ujë.Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin.Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë.Për çdo punë, puth dorën tënde.Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri.Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë.'Qafa e unjur, koka e prerë.Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.Rrushi varet në degët e vet.S'bëhet dasma pa thyer kupa.Gjithsecili në punën e tij është zot.S'mbahet shpirti me falimnders.Syri i të zotit plehron arën.Shqiponja nuk gjuan miza.Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë.Mashë e tjetrit mos u bëj.Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin.Me duart e mija rrafa kokën time.Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas.Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës.Kush unj qafën i bie zverkut.Ku të ha, kruaje.Leku i huj, peshon rëndë në xhep.Kush mba vesh botën, prish kokën.Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës.Çdo shpresë fluturon me krahët e saj.Ç'hall ke, vështroje.Dasëm pa mish nuk ka.Dasma do mish, lufta do gjak.Dele e butë në qafë të ujkut.Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja.E di gjalmi ç'ka torba.E di vetë gomari ku i vret samari.Gunë e huaj s'të mban ngrohtë.Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet.Hallet e mia i di trari im.Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj.I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës.Kafshata e huaj të mbet në fyt.Këmba e di se ku e vret këpuca.Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt.Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla.Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak.Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë.As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb.Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi.Breshka po ferrën don.Buka e botës s'të ngop.Buka e botës, laku i kokës.Burri nuk shtrihet as për së vdekmi.Çdo mal e din barrën e vet.Vritet faji e jo njeriu.Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura".Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma".Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon.Ç'bluan mendja, zbulon pija.Ç'ka barku, nxjerr bardhaku.Difton fëmija, ç'ka shtëpia.Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin.Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët.Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën.Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin.Ngarkoje tjetrin aq sa mban.Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë.S'hahet në vend të djathit.S'hahen bashkë turp e bukë.Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime.Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë?Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin.Kush ha bukë, bën thërrime.Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit.Ka të mençur për të marrë.Hatëri të lë pa brekë.E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.Fajat janë që pjellin ligjin.Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri.Fajin e ka gomari, nuk e ka samari.Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë.Gabimi falet njëherë, e jo përherë.Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën.Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.Bie molla që ka krimbin.Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa.Ban mirë e harro, ban lig e kujto.Bëj nder e gjej qeder.Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli.Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket.E keqja nuk harrohet, e mira po.E mira dhe e keqja nuk kanë fund.E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban.Ha njëzet e nëntë kafshata me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin.I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë.I ligu të puth e të kafshon.I ligu ngatërron dhe yjet në qiell.I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha.Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë.Kur pi ujë, kujto burimin.Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder.Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy.Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje.Pyka e vet e shkyn lisin.Pyll pa derra s'ka.Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është...Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet.Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë.Rrit këlyshët të të hanë kokën.Rrufeja nuk bie në hale.Sëpatës bish mos iu ban.Ska din zemra, atje shkon mendja.Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara.Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja.Vëthët i nxorra po vërët i kam.Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall.Më mirë një bole sot se dy bole nesër.U habit pas lëngut, harroi thelat.Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot.Po pate dhen gjen edhe bari.Prishja e shtëpisë vjen nga mend.Kam inat po nuk kam takat.Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.S'mbartet ujë me shportë.Si është vendi bëhet kuvendi.S'jepet një pelë për një thelë.Me një gur, ti vrave dy zogj.Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.Mos bëj petulla me ujë.Mos e humb si Xhaferri simiten.Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.Mos hidh të thatën mbi të njomë.Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.Mos shit qen të blesh këlyshë.Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.Mos u mbyt me një pikë ujë.Ndoqe fillin gjete lëmshin.Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.Nuk sheh syri po sheh mendja.Nuk të ngroh zjarri i kashtës.Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.Peshku në det, kusija në zjarr.Lepuri në mal, kusia në zjarr.Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.Gjej vendin e bëj kuvendin.Gjuha dredhon se mendja e mëson.Hekuri rrihet sa është i nxehtë.Humbi sëpatën, i rruat bishti.Kali i mirë shton torbën e tij.Kalit të mirë shtoi tagjinë.Koha vjen për atë që di ta presë.Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.Burimi i mirë duket në thatësirë.Ç'i do qeni brekët.Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet.Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.Shkolla e krijon përvojën, përvoja shkollën kurrë.Dita me diell duket që në mëngjes.Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.Duhet ndarë kashta nga kokrrat.Dy shaka bëjnë një të vërtetë.Foli derës të dëgjojë dritarja.Foli plakës të dëgjojë nusja.Fshati që duket s'do kallauz.Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.Gjuha e ka rrënjën në zemër.Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer.Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.Mos e ban penin tra.Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.Nuk i gjenden gjarpërit këmbët.Nuk luan ferra kot.Nuk mbulohet dielli me shoshë.Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakone.Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi.Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.Rena a nana e tana të këqijave.S'dalin dyzet ujqër nga një drizë.S'i bën mjekra priftërinjtë.Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.S'mbushet thesi me gënjeshtra.Ti kemi sahanët pa kapakë.Ustai, ustanë e njef në z zanat.Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.Burrë e grua si mish e thuaDëgjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetëFashati që duket, s'do kallauzFjalët jane gra, veprat burraI duruari, i fituariI zoti e nxjerr gomarin nga balta.Kush s'ka kokë, ka këmbë !Mos i shiko gunën por shikoji punënPunën e sotme, mos e lër për nesërQengji mir thith dy nënaRigoni s'bëhet lis.Sa të rrosh, do mësoshShtriji këmbët sa ke jorganinUjku qimen e ndërron por zakonin s'e harron!