Post n°35 pubblicato il 18 Gennaio 2020 da almabegaj
- Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.
- Një shkëndijë ndez një mal.
- Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.
- Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë"
- Ruaju të të ruajë perëndia.
- Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.
- Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.
- S'lidhet kali me pe.
- Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
- Ujku mjergull kërkon.
- Përmend qenin, bëj gati shkopin.
- Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje.
- Më i keqi vëlla të merr hakun.
- Motra jemi, shoqe s'jemi.
- Ndarja është më e mira e të ligave.
- Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.
- Gjumi natës i randë i bën keq ditës.
- Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes.
- Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke.
- Nuk mbushet pusi me pështyma.
- As këmishës së shtatit s'është për t'i besu.
- Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë.
- Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria.
- Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut.
- cjapi mendjelehte shqeteson bariun duke e lene tufen te shkujdesur si rrapi shiun
- Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.
- E thëna dhe e bëra janë larg.
- I marri premton dhe budallai shpreson.
- Kur qesh djalli e ka punën keq.
- Mba murin mos bie.
- Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë.
- Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall.
- Mos u bëj thes i çpuar.
- Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të.
- Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë.
- Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti.
- Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë.
- Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.
- Nuk është ar gjithë që ndrit.
- Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.
- Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.
- Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.
- Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.
- Mendja me mendjen, pjellin mëndje.
- Me një ka nuk bëhen pendë.
- Me nji tra nuk mban shtëpia.
- Mëson nga armiku më shumë se nga miku.
- Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.
- Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.
- Miku harrohet po të largohet.
- Miku i mirë vjen nga porta.
- Nuk bëhet stani me dhi të egra.
- Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.
- Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.
- Miku i mikut tim, është edhe miku im.
- Një krah s'mban kala.
- Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.
- Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.
- Për një shamatë, lypen dy veta.
- Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.
- Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.
- Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.
- S'bëhet lëmi me një kalli.
- S'bëhet stani me lepura.
- S'mblidhen lepujt në vath.
- S'mbushet thesi me një kokërr.
- Syri është më i mprehtë se kordha.
- Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.
- Shokë bashkë, e bukë veç.
- Shoku sa duhet, aq qortohet.
- Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.
- Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.
- Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë.
- Uji fle, hasmi s'fle.
- Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.
- As nuk kam, as më mbarohen.
- Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë.
- Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj.
- Bukë e kripë e zemër.
- Çilet dera, rritet ndera.
- Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet.
- Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.
- Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara.
- I mirë për shokë, e i lig për vete.
- Bukën tënde ha, hall të botës qa.
- Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan.
- I fundit ja do qaj, ja do qeshë.
- I qan hallin kalorësit.
- I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit.
- Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe".
- Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen.
- Nga fryn era kthen gëzofin.
- Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.
- Keq më vjen, po dëm s'më bëhet.
- Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo.
- Këpucari i ka këpucët e grisura.
- Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.
- Kopraci s'të jep të zezën e ullirit.
- Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.
- Ku rënça mos u vrafsha.
- Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.
- Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë.
- Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm.
- Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë.
- Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar.
- Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.
- Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat.
- Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë.
- Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet.
- Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof.
- Merr belanë e botës e vë në krye të votrës.
- Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë.
- Miku i thirrur, duhet përcjellun.
- Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd.
- Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi.
- Mirmëngjes, me interes.
- Mos qesh në shok, se e gjen në kokë.
- Mos e lëndo ku i dhemb.
- Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë.
- Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë.
- Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.
- O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha.
- Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë.
- Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.
- Prifti më përpara bekon mjekrën e tij.
- Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku.
- Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.
- Qenit hidhi një kockë, të pushojë.
- Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.
- Sevapi as shitet, as blihet.
- Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo.
- Ta shef bojën, sa ta ka nevojën.
- Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.
- Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.
- Ustai nuk ka shtëpi.
- Drunë e shtrembër e djeg zjarri.
- E ke zogun në dorë, mbaje.
- Fusha ka sy, mali ka veshë.
- Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.
- I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet.
- I zoti duhet të ruajë arën e vet.
- Jo si cjapi te kasapi.
- Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.
- Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.
- Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasmë.
- Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.
- Kujto qenë e bëj gati shkopin.
- Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.
- Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.
- Kush vret nuk flet.
- Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.
- Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.
- Mos shkel në dërrasë të kalbur.
- Mos shko si breshka te nallbani.
- Mos shko si cjapi te kasapi.
- Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.
- Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell.
- Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.
- Bie një gurë e shkoqet një mur.
- Buka që thyet s'ngjitet më.
- Çdo gjë forcohet, në themel.
- Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho.
- Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin.
- Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.
- Dita ka sy, nata ka veshë.
- Duhet me i fry lugës para se me të djeg.
- Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot.
- E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.
- Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.
- Atje ku fle ujët, atje është më thellë.
- Mos kij turp nga kush s'ka turp.
- Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje.
- Mushka do dru, e demi kular.
- Mos u fshi si miu prapa poçes.
- Në kudhrën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri.
- Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen.
- Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë.
- Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë.
- Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë.
- Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet.
- Kënga për darkë, brenga për drekë.
- Kush mori udhë, dhe do të lodhet.
- Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet.
- Kush ka turp, vdes për bukë.
- Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë.
- Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po zot shtëpie të jesh vetë.
- Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha.
- Mjer ai që pret nga tjetri!
- Mjer puna ime, qe se bani dora ime.
- Mos shko maz pas pele.
- Mos shko pas qerres së tjetrit.
- Mos u ban mjaltë, se të han mizat.
- Nën hije as bari nuk ngren krye.
- Nuk rron peshku pa ujë.
- Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin.
- Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë.
- Për çdo punë, puth dorën tënde.
- Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri.
- Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë.'
- Qafa e unjur, koka e prerë.
- Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.
- Rrushi varet në degët e vet.
- S'bëhet dasma pa thyer kupa.
- Gjithsecili në punën e tij është zot.
- S'mbahet shpirti me falimnders.
- Syri i të zotit plehron arën.
- Shqiponja nuk gjuan miza.
- Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë.
- Mashë e tjetrit mos u bëj.
- Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin.
- Me duart e mija rrafa kokën time.
- Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas.
- Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës.
- Kush unj qafën i bie zverkut.
- Ku të ha, kruaje.
- Leku i huj, peshon rëndë në xhep.
- Kush mba vesh botën, prish kokën.
- Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës.
- Çdo shpresë fluturon me krahët e saj.
- Ç'hall ke, vështroje.
- Dasëm pa mish nuk ka.
- Dasma do mish, lufta do gjak.
- Dele e butë në qafë të ujkut.
- Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.
- Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja.
- E di gjalmi ç'ka torba.
- E di vetë gomari ku i vret samari.
- Gunë e huaj s'të mban ngrohtë.
- Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet.
- Hallet e mia i di trari im.
- Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj.
- I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.
- Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.
- Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës.
- Kafshata e huaj të mbet në fyt.
- Këmba e di se ku e vret këpuca.
- Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt.
- Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla.
- Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak.
- Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë.
- As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb.
- Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi.
- Breshka po ferrën don.
- Buka e botës s'të ngop.
- Buka e botës, laku i kokës.
- Burri nuk shtrihet as për së vdekmi.
- Çdo mal e din barrën e vet.
- Vritet faji e jo njeriu.
- Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura".
- Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma".
- Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon.
- Ç'bluan mendja, zbulon pija.
- Ç'ka barku, nxjerr bardhaku.
- Difton fëmija, ç'ka shtëpia.
- Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin.
- Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët.
- Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.
- Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën.
- Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin.
- Ngarkoje tjetrin aq sa mban.
- Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë.
- S'hahet në vend të djathit.
- S'hahen bashkë turp e bukë.
- Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime.
- Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë?
- Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin.
- Kush ha bukë, bën thërrime.
- Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit.
- Ka të mençur për të marrë.
- Hatëri të lë pa brekë.
- E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.
- Fajat janë që pjellin ligjin.
- Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri.
- Fajin e ka gomari, nuk e ka samari.
- Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë.
- Gabimi falet njëherë, e jo përherë.
- Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën.
- Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.
- Bie molla që ka krimbin.
- Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa.
- Ban mirë e harro, ban lig e kujto.
- Bëj nder e gjej qeder.
- Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli.
- Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket.
- E keqja nuk harrohet, e mira po.
- E mira dhe e keqja nuk kanë fund.
- E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban.
- Ha njëzet e nëntë kafshata me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin.
- I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë.
- I ligu të puth e të kafshon.
- I ligu ngatërron dhe yjet në qiell.
- I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha.
- Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë.
- Kur pi ujë, kujto burimin.
- Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder.
- Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy.
- Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje.
- Pyka e vet e shkyn lisin.
- Pyll pa derra s'ka.
- Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është...
- Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet.
- Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.
- Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë.
- Rrit këlyshët të të hanë kokën.
- Rrufeja nuk bie në hale.
- Sëpatës bish mos iu ban.
- Ska din zemra, atje shkon mendja.
- Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara.
- Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja.
- Vëthët i nxorra po vërët i kam.
- Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.
- Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall.
- Më mirë një bole sot se dy bole nesër.
- U habit pas lëngut, harroi thelat.
- Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.
- Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.
- Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot.
- Po pate dhen gjen edhe bari.
- Prishja e shtëpisë vjen nga mend.
- Kam inat po nuk kam takat.
- Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.
- S'mbartet ujë me shportë.
- Si është vendi bëhet kuvendi.
- S'jepet një pelë për një thelë.
- Me një gur, ti vrave dy zogj.
- Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.
- Mos bëj petulla me ujë.
- Mos e humb si Xhaferri simiten.
- Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.
- Mos hidh të thatën mbi të njomë.
- Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.
- Mos shit qen të blesh këlyshë.
- Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.
- Mos u mbyt me një pikë ujë.
- Ndoqe fillin gjete lëmshin.
- Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.
- Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.
- Nuk sheh syri po sheh mendja.
- Nuk të ngroh zjarri i kashtës.
- Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".
- O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.
- Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.
- Peshku në det, kusija në zjarr.
- Lepuri në mal, kusia në zjarr.
- Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.
- Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.
- Gjej vendin e bëj kuvendin.
- Gjuha dredhon se mendja e mëson.
- Hekuri rrihet sa është i nxehtë.
- Humbi sëpatën, i rruat bishti.
- Kali i mirë shton torbën e tij.
- Kalit të mirë shtoi tagjinë.
- Koha vjen për atë që di ta presë.
- Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.
- Burimi i mirë duket në thatësirë.
- Ç'i do qeni brekët.
- Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.
- Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.
- Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.
- Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet.
- Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.
- Shkolla e krijon përvojën, përvoja shkollën kurrë.
- Dita me diell duket që në mëngjes.
- Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.
- Duhet ndarë kashta nga kokrrat.
- Dy shaka bëjnë një të vërtetë.
- Foli derës të dëgjojë dritarja.
- Foli plakës të dëgjojë nusja.
- Fshati që duket s'do kallauz.
- Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.
- Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.
- Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.
- Gjuha e ka rrënjën në zemër.
- Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.
- Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.
- Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.
- Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.
- Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.
- Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.
- Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer.
- Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.
- Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.
- Mos e ban penin tra.
- Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.
- Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.
- Nuk i gjenden gjarpërit këmbët.
- Nuk luan ferra kot.
- Nuk mbulohet dielli me shoshë.
- Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakone.
- Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi.
- Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.
- Rena a nana e tana të këqijave.
- S'dalin dyzet ujqër nga një drizë.
- S'i bën mjekra priftërinjtë.
- Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.
- S'mbushet thesi me gënjeshtra.
- Ti kemi sahanët pa kapakë.
- Ustai, ustanë e njef në z zanat.
- Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.
- Burrë e grua si mish e thua
- Dëgjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetë
- Fashati që duket, s'do kallauz
- Fjalët jane gra, veprat burra
- I duruari, i fituari
- I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
- Kush s'ka kokë, ka këmbë !
- Mos i shiko gunën por shikoji punën
- Punën e sotme, mos e lër për nesër
- Qengji mir thith dy nëna
- Rigoni s'bëhet lis.
- Sa të rrosh, do mësosh
- Shtriji këmbët sa ke jorganin
- Ujku qimen e ndërron por zakonin s'e harron!
|
Inviato da: camnisi1943
il 30/08/2014 alle 23:47
Inviato da: alpinisti1
il 03/10/2013 alle 12:10
Inviato da: alpinisti1
il 29/03/2013 alle 07:46
Inviato da: anileda.xeka
il 12/11/2011 alle 12:01
Inviato da: almabegaj
il 15/10/2010 alle 13:53