MELODI

Artistë & këngëtarë shqiptarë

 

AREA PERSONALE

 

TAG

 

ARCHIVIO MESSAGGI

 
 << Aprile 2024 >> 
 
LuMaMeGiVeSaDo
 
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
 

FACEBOOK

 
 

FLAG COUNTER

free counters

 

 

REGALO

 

 

Fjalė tė urta popullore shqiptare

Post n°35 pubblicato il 18 Gennaio 2020 da almabegaj
 

  • Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.
  • Një shkëndijë ndez një mal.
  • Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.
  • Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë"
  • Ruaju të të ruajë perëndia.
  • Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.
  • Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.
  • S'lidhet kali me pe.
  • Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
  • Ujku mjergull kërkon.
  • Përmend qenin, bëj gati shkopin.
  • Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje.
  • Më i keqi vëlla të merr hakun.
  • Motra jemi, shoqe s'jemi.
  • Ndarja është më e mira e të ligave.
  • Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.
  • Gjumi natës i randë i bën keq ditës.
  • Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes.
  • Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke.
  • Nuk mbushet pusi me pështyma.
  • As këmishës së shtatit s'është për t'i besu.
  • Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë.
  • Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria.
  • Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut.
  • cjapi mendjelehte shqeteson bariun duke e lene tufen te shkujdesur si rrapi shiun
  • Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.
  • E thëna dhe e bëra janë larg.
  • I marri premton dhe budallai shpreson.
  • Kur qesh djalli e ka punën keq.
  • Mba murin mos bie.
  • Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë.
  • Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall.
  • Mos u bëj thes i çpuar.
  • Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të.
  • Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë.
  • Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti.
  • Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë.
  • Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.
  • Nuk është ar gjithë që ndrit.
  • Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.
  • Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.
  • Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.
  • Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.
  • Mendja me mendjen, pjellin mëndje.
  • Me një ka nuk bëhen pendë.
  • Me nji tra nuk mban shtëpia.
  • Mëson nga armiku më shumë se nga miku.
  • Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.
  • Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.
  • Miku harrohet po të largohet.
  • Miku i mirë vjen nga porta.
  • Nuk bëhet stani me dhi të egra.
  • Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.
  • Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.
  • Miku i mikut tim, është edhe miku im.
  • Një krah s'mban kala.
  • Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.
  • Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.
  • Për një shamatë, lypen dy veta.
  • Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.
  • Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.
  • Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.
  • S'bëhet lëmi me një kalli.
  • S'bëhet stani me lepura.
  • S'mblidhen lepujt në vath.
  • S'mbushet thesi me një kokërr.
  • Syri është më i mprehtë se kordha.
  • Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.
  • Shokë bashkë, e bukë veç.
  • Shoku sa duhet, aq qortohet.
  • Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.
  • Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.
  • Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë.
  • Uji fle, hasmi s'fle.
  • Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.
  • As nuk kam, as më mbarohen.
  • Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë.
  • Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj.
  • Bukë e kripë e zemër.
  • Çilet dera, rritet ndera.
  • Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet.
  • Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.
  • Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara.
  • I mirë për shokë, e i lig për vete.
  • Bukën tënde ha, hall të botës qa.
  • Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan.
  • I fundit ja do qaj, ja do qeshë.
  • I qan hallin kalorësit.
  • I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit.
  • Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe".
  • Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen.
  • Nga fryn era kthen gëzofin.
  • Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.
  • Keq më vjen, po dëm s'më bëhet.
  • Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo.
  • Këpucari i ka këpucët e grisura.
  • Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.
  • Kopraci s'të jep të zezën e ullirit.
  • Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.
  • Ku rënça mos u vrafsha.
  • Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.
  • Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë.
  • Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm.
  • Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë.
  • Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar.
  • Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.
  • Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat.
  • Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë.
  • Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet.
  • Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof.
  • Merr belanë e botës e vë në krye të votrës.
  • Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë.
  • Miku i thirrur, duhet përcjellun.
  • Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd.
  • Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi.
  • Mirmëngjes, me interes.
  • Mos qesh në shok, se e gjen në kokë.
  • Mos e lëndo ku i dhemb.
  • Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë.
  • Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë.
  • Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.
  • O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha.
  • Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë.
  • Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.
  • Prifti më përpara bekon mjekrën e tij.
  • Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku.
  • Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.
  • Qenit hidhi një kockë, të pushojë.
  • Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.
  • Sevapi as shitet, as blihet.
  • Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo.
  • Ta shef bojën, sa ta ka nevojën.
  • Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.
  • Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.
  • Ustai nuk ka shtëpi.
  • Drunë e shtrembër e djeg zjarri.
  • E ke zogun në dorë, mbaje.
  • Fusha ka sy, mali ka veshë.
  • Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.
  • I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet.
  • I zoti duhet të ruajë arën e vet.
  • Jo si cjapi te kasapi.
  • Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.
  • Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.
  • Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasmë.
  • Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.
  • Kujto qenë e bëj gati shkopin.
  • Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.
  • Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.
  • Kush vret nuk flet.
  • Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.
  • Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.
  • Mos shkel në dërrasë të kalbur.
  • Mos shko si breshka te nallbani.
  • Mos shko si cjapi te kasapi.
  • Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.
  • Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell.
  • Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.
  • Bie një gurë e shkoqet një mur.
  • Buka që thyet s'ngjitet më.
  • Çdo gjë forcohet, në themel.
  • Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho.
  • Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin.
  • Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.
  • Dita ka sy, nata ka veshë.
  • Duhet me i fry lugës para se me të djeg.
  • Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot.
  • E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.
  • Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.
  • Atje ku fle ujët, atje është më thellë.
  • Mos kij turp nga kush s'ka turp.
  • Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje.
  • Mushka do dru, e demi kular.
  • Mos u fshi si miu prapa poçes.
  • Në kudhrën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri.
  • Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen.
  • Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë.
  • Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë.
  • Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë.
  • Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet.
  • Kënga për darkë, brenga për drekë.
  • Kush mori udhë, dhe do të lodhet.
  • Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet.
  • Kush ka turp, vdes për bukë.
  • Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë.
  • Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po zot shtëpie të jesh vetë.
  • Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha.
  • Mjer ai që pret nga tjetri!
  • Mjer puna ime, qe se bani dora ime.
  • Mos shko maz pas pele.
  • Mos shko pas qerres së tjetrit.
  • Mos u ban mjaltë, se të han mizat.
  • Nën hije as bari nuk ngren krye.
  • Nuk rron peshku pa ujë.
  • Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin.
  • Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë.
  • Për çdo punë, puth dorën tënde.
  • Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri.
  • Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë.'
  • Qafa e unjur, koka e prerë.
  • Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.
  • Rrushi varet në degët e vet.
  • S'bëhet dasma pa thyer kupa.
  • Gjithsecili në punën e tij është zot.
  • S'mbahet shpirti me falimnders.
  • Syri i të zotit plehron arën.
  • Shqiponja nuk gjuan miza.
  • Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë.
  • Mashë e tjetrit mos u bëj.
  • Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin.
  • Me duart e mija rrafa kokën time.
  • Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas.
  • Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës.
  • Kush unj qafën i bie zverkut.
  • Ku të ha, kruaje.
  • Leku i huj, peshon rëndë në xhep.
  • Kush mba vesh botën, prish kokën.
  • Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës.
  • Çdo shpresë fluturon me krahët e saj.
  • Ç'hall ke, vështroje.
  • Dasëm pa mish nuk ka.
  • Dasma do mish, lufta do gjak.
  • Dele e butë në qafë të ujkut.
  • Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.
  • Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja.
  • E di gjalmi ç'ka torba.
  • E di vetë gomari ku i vret samari.
  • Gunë e huaj s'të mban ngrohtë.
  • Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet.
  • Hallet e mia i di trari im.
  • Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj.
  • I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.
  • Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.
  • Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës.
  • Kafshata e huaj të mbet në fyt.
  • Këmba e di se ku e vret këpuca.
  • Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt.
  • Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla.
  • Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak.
  • Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë.
  • As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb.
  • Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi.
  • Breshka po ferrën don.
  • Buka e botës s'të ngop.
  • Buka e botës, laku i kokës.
  • Burri nuk shtrihet as për së vdekmi.
  • Çdo mal e din barrën e vet.
  • Vritet faji e jo njeriu.
  • Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura".
  • Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma".
  • Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon.
  • Ç'bluan mendja, zbulon pija.
  • Ç'ka barku, nxjerr bardhaku.
  • Difton fëmija, ç'ka shtëpia.
  • Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin.
  • Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët.
  • Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.
  • Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën.
  • Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin.
  • Ngarkoje tjetrin aq sa mban.
  • Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë.
  • S'hahet në vend të djathit.
  • S'hahen bashkë turp e bukë.
  • Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime.
  • Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë?
  • Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin.
  • Kush ha bukë, bën thërrime.
  • Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit.
  • Ka të mençur për të marrë.
  • Hatëri të lë pa brekë.
  • E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.
  • Fajat janë që pjellin ligjin.
  • Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri.
  • Fajin e ka gomari, nuk e ka samari.
  • Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë.
  • Gabimi falet njëherë, e jo përherë.
  • Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën.
  • Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.
  • Bie molla që ka krimbin.
  • Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa.
  • Ban mirë e harro, ban lig e kujto.
  • Bëj nder e gjej qeder.
  • Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli.
  • Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket.
  • E keqja nuk harrohet, e mira po.
  • E mira dhe e keqja nuk kanë fund.
  • E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban.
  • Ha njëzet e nëntë kafshata me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin.
  • I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë.
  • I ligu të puth e të kafshon.
  • I ligu ngatërron dhe yjet në qiell.
  • I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha.
  • Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë.
  • Kur pi ujë, kujto burimin.
  • Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder.
  • Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy.
  • Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje.
  • Pyka e vet e shkyn lisin.
  • Pyll pa derra s'ka.
  • Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është...
  • Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet.
  • Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.
  • Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë.
  • Rrit këlyshët të të hanë kokën.
  • Rrufeja nuk bie në hale.
  • Sëpatës bish mos iu ban.
  • Ska din zemra, atje shkon mendja.
  • Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara.
  • Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja.
  • Vëthët i nxorra po vërët i kam.
  • Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.
  • Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall.
  • Më mirë një bole sot se dy bole nesër.
  • U habit pas lëngut, harroi thelat.
  • Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.
  • Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.
  • Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot.
  • Po pate dhen gjen edhe bari.
  • Prishja e shtëpisë vjen nga mend.
  • Kam inat po nuk kam takat.
  • Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.
  • S'mbartet ujë me shportë.
  • Si është vendi bëhet kuvendi.
  • S'jepet një pelë për një thelë.
  • Me një gur, ti vrave dy zogj.
  • Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.
  • Mos bëj petulla me ujë.
  • Mos e humb si Xhaferri simiten.
  • Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.
  • Mos hidh të thatën mbi të njomë.
  • Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.
  • Mos shit qen të blesh këlyshë.
  • Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.
  • Mos u mbyt me një pikë ujë.
  • Ndoqe fillin gjete lëmshin.
  • Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.
  • Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.
  • Nuk sheh syri po sheh mendja.
  • Nuk të ngroh zjarri i kashtës.
  • Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".
  • O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.
  • Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.
  • Peshku në det, kusija në zjarr.
  • Lepuri në mal, kusia në zjarr.
  • Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.
  • Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.
  • Gjej vendin e bëj kuvendin.
  • Gjuha dredhon se mendja e mëson.
  • Hekuri rrihet sa është i nxehtë.
  • Humbi sëpatën, i rruat bishti.
  • Kali i mirë shton torbën e tij.
  • Kalit të mirë shtoi tagjinë.
  • Koha vjen për atë që di ta presë.
  • Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.
  • Burimi i mirë duket në thatësirë.
  • Ç'i do qeni brekët.
  • Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.
  • Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.
  • Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.
  • Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet.
  • Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.
  • Shkolla e krijon përvojën, përvoja shkollën kurrë.
  • Dita me diell duket që në mëngjes.
  • Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.
  • Duhet ndarë kashta nga kokrrat.
  • Dy shaka bëjnë një të vërtetë.
  • Foli derës të dëgjojë dritarja.
  • Foli plakës të dëgjojë nusja.
  • Fshati që duket s'do kallauz.
  • Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.
  • Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.
  • Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.
  • Gjuha e ka rrënjën në zemër.
  • Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.
  • Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.
  • Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.
  • Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.
  • Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.
  • Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.
  • Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer.
  • Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.
  • Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.
  • Mos e ban penin tra.
  • Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.
  • Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.
  • Nuk i gjenden gjarpërit këmbët.
  • Nuk luan ferra kot.
  • Nuk mbulohet dielli me shoshë.
  • Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakone.
  • Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi.
  • Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.
  • Rena a nana e tana të këqijave.
  • S'dalin dyzet ujqër nga një drizë.
  • S'i bën mjekra priftërinjtë.
  • Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.
  • S'mbushet thesi me gënjeshtra.
  • Ti kemi sahanët pa kapakë.
  • Ustai, ustanë e njef në z zanat.
  • Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.
  • Burrë e grua si mish e thua
  • Dëgjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetë
  • Fashati që duket, s'do kallauz
  • Fjalët jane gra, veprat burra
  • I duruari, i fituari
  • I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
  • Kush s'ka kokë, ka këmbë !
  • Mos i shiko gunën por shikoji punën
  • Punën e sotme, mos e lër për nesër
  • Qengji mir thith dy nëna
  • Rigoni s'bëhet lis.
  • Sa të rrosh, do mësosh
  • Shtriji këmbët sa ke jorganin
  • Ujku qimen e ndërron por zakonin s'e harron!

 
 
 

SHENJA

Post n°34 pubblicato il 13 Gennaio 2020 da almabegaj
 

SHENJA
Ndihem si flutur,
krahët kanë shenja buzësh
trupi aromën tënde!

 
 
 

MENDIMET NĖ PROTESTĖ

Post n°33 pubblicato il 13 Gennaio 2020 da almabegaj
 

MENDIMET NË PROTESTË

Lumenjtë e kokës time,
vërshojnë
në çdo udhëkqryq,
bllokohen
në udhët qorre,
e shpërthejnë
gjithë paretet anësore,
madje kur buçasin,
dhimbje më shkaktojnë,
të dalin kërkojnë,
përmes çdo fije floku..!

 

 
 
 

DIELLI QESHET KUR KA QEJF

Post n°32 pubblicato il 22 Marzo 2019 da almabegaj

Sot: ekuinoksi pranveror, dita kundër diskriminimit, dita e poetëve, dita e sindromës down, dhe..

 

DIELLI QESHET KUR KA QEJF

 

Dielli

qeshet me mua

që eci pa ndalur 

nën shiun që s'pushon.

Atje, përmbi rè

m'i ndjek hapat e lagura,

këpucët e qullura,

vallen e rëndë të çapave,

dhe qesh e gajaset

që hijen time ka tretur

në pellgjet e trotuarëve të shqepur.

 

Qeshet me mua Dielli

kur më avullohen xhamat 

e syzeve miope,

brenda nga ngrohtësia e syrit,

jashtë lahen nga piklat e shiut

dhe unë, s'shoh asgjë. 

 

Ngjyra e shiut

ka veshur nuancat 

e syve të mi,

palltos dhe fustanit tim gri.

 

Qerpikëpulitur,

pa ombrellë,

nën ritmin e piklave

eci e këndoj me vete

këngën e poetëve 

(i shoh ata nën streha

apo në kafenetë e xhamta

përballë detit atje tej) 

ata që zbresin diellin

në tokë edhe kur fle,

edhe kur e ka pushim,

në ditë feste.. Por, dielli

qeshet kur ka qejf,

sot ka hipur përmbi rè

të flasë me Perënditë.

 

©️Alma Begaj

 
 
 

Lėre tė flasė zemrėn!

Post n°31 pubblicato il 04 Febbraio 2019 da almabegaj
 

Lëre të flasë zemrën!

Mbrëmje dëshirash
kur yjet i drejtohen tokës
Frymën ndal në cep të tyre
dhe nis të flasë zemra
me alkimi shpirtërore.

Bukuri
e fortë!

Çastet magjike s’kanë fjalë
beteja ndjenjash si deti me valë
pëshpëritin sytë e flokët
Në përjetësinë e një ëndrre
notojnë qerpikët.

Qan
e gjithë bota!

Deti të derdhet në sy
por horizonti i shpirtit
të digjet me dashuri
si koralet e kuqe
e puthje më jep të pi.

Zhytyr
në magji!

©️Alma Begaj

 

 
 
 
Successivi »
 
 
 

INFO


Un blog di: almabegaj
Data di creazione: 26/01/2010
 

CERCA IN QUESTO BLOG

  Trova
 

ULTIME VISITE AL BLOG

magdalene57almabegajmauriziocamagnaAlpina68omar.bolognakarma580roberto0153sagittariusftcbil_parresiastalupoazzurro0ilovedonnamaturarhettbutler1escapefromthepassioncamnisi1943alpinisti1
 

ULTIMI COMMENTI

ciao, Cam.
Inviato da: camnisi1943
il 30/08/2014 alle 23:47
 
....pa fjale ....shpirt...ndjenja ....racionalitet...
Inviato da: alpinisti1
il 03/10/2013 alle 12:10
 
Pershendetje , ...bera " mi piace" jo sepse me...
Inviato da: alpinisti1
il 29/03/2013 alle 07:46
 
Te pershendes e dashur Alma.Na nxorre mallin me kete kete.
Inviato da: anileda.xeka
il 12/11/2011 alle 12:01
 
Grazie ISA, vi mando un grande abbraccio e buon fine...
Inviato da: almabegaj
il 15/10/2010 alle 13:53
 
 

CHI PUŅ SCRIVERE SUL BLOG

Solo l'autore puņ pubblicare messaggi in questo Blog e tutti gli utenti registrati possono pubblicare commenti.
 
RSS (Really simple syndication) Feed Atom
 
 
 

© Italiaonline S.p.A. 2024Direzione e coordinamento di Libero Acquisition S.á r.l.P. IVA 03970540963