MELODIArtistë & këngëtarë shqiptarë |
PËR TY ATDHE - VAÇE ZELA
AREA PERSONALE
TAG
MENU
I MIEI BLOG AMICI
REGALO
« Lëre të flasë zemrën! | MENDIMET NË PROTESTË » |
Post n°32 pubblicato il 22 Marzo 2019 da almabegaj
Sot: ekuinoksi pranveror, dita kundër diskriminimit, dita e poetëve, dita e sindromës down, dhe..
DIELLI QESHET KUR KA QEJF
Dielli qeshet me mua që eci pa ndalur nën shiun që s'pushon. Atje, përmbi rè m'i ndjek hapat e lagura, këpucët e qullura, vallen e rëndë të çapave, dhe qesh e gajaset që hijen time ka tretur në pellgjet e trotuarëve të shqepur.
Qeshet me mua Dielli kur më avullohen xhamat e syzeve miope, brenda nga ngrohtësia e syrit, jashtë lahen nga piklat e shiut dhe unë, s'shoh asgjë.
Ngjyra e shiut ka veshur nuancat e syve të mi, palltos dhe fustanit tim gri.
Qerpikëpulitur, pa ombrellë, nën ritmin e piklave eci e këndoj me vete këngën e poetëve (i shoh ata nën streha apo në kafenetë e xhamta përballë detit atje tej) ata që zbresin diellin në tokë edhe kur fle, edhe kur e ka pushim, në ditë feste.. Por, dielli qeshet kur ka qejf, sot ka hipur përmbi rè të flasë me Perënditë.
©️Alma Begaj |
https://blog.libero.it/Melodi/trackback.php?msg=14364503
I blog che hanno inviato un Trackback a questo messaggio:
INFO
CERCA IN QUESTO BLOG
ULTIMI COMMENTI
Inviato da: camnisi1943
il 30/08/2014 alle 23:47
Inviato da: alpinisti1
il 03/10/2013 alle 12:10
Inviato da: alpinisti1
il 29/03/2013 alle 07:46
Inviato da: anileda.xeka
il 12/11/2011 alle 12:01
Inviato da: almabegaj
il 15/10/2010 alle 13:53