MELODI

Artistë & këngëtarë shqiptarë

 

AREA PERSONALE

 

TAG

 

ARCHIVIO MESSAGGI

 
 << Agosto 2024 >> 
 
LuMaMeGiVeSaDo
 
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
 

FACEBOOK

 
 

FLAG COUNTER

free counters

 

 

REGALO

 

 

« ?Lëre të flasë zemrën! »

HËNA MË LËPIN PLAGËDJEGURAT

Post n°30 pubblicato il 27 Maggio 2013 da almabegaj
 

 

HËNA MË LËPIN PLAGËDJEGURAT


Një hënëz e fikur
pa sy,
pa buzë,
pa flokë,
më sheh nga lart
gjithë ç'kam
gjithë ç'jam
gjithë ç'bëj,
si vdes e ringjallem
çdo natë
çdo ag
për vete, për ty.

Kam kohë
që rrotullohem
brenda nxehtësisë
së frikës, pa lëkurë.
Friksuar nga zjarri
që më djeg shpirtin
si të shtatë lëkurët.

Dhe hëna
si çdo herë
më lëpin plagët
me sy
me gojë
të më shpëtojë
edhe kur vetë
është duke u fikur.

 

 

 

ADLA E ZJARRTË


Adla ime

vazhdon të jetë e zjarrtë. 

 

Dyzetë e tetë orë
përpëlitet flakëve
nuk ia shuaj dot..

 

Trupi yt i përflakur
më ndez e përvëlon,
sytë e tu të akullt
zemrën ma coptojnë.

 

 

 

ADLA*

Adla
e hajthme
Adla
e brishtë

Adla
flokverdhë
Adla
sykaftë

Adla
rebele
pak
e komplikuar
me raste
e tejdukshme
me raste
e pakuptueshme

Adla
me zemër
qelibar
i shihet pa syze
çdo kapilar

Adla
e dashur
me peshë
në fjalë

Adla
me trup
pak kilogramë
lëkurës
i mbikalon koha
pa ja prekur moshën
në rrugën
e tre errësirave.

Adla
shpirti i saj
plot dritë
i ndarë në copa
më është qiri
pa të
nuk e shoh botën!

 

 

 

PUTHJE PUHIZE


Puthmë në errësirë
si dashnori i etur
brenda burgut të qetësisë
mos më lër të vuaj
dënimin e lumturisë
në këtë natë pa hënë.

 

...mos harro
mbulohu mirë
me puthjet e mia,
para se
të flesh gjumë!
...nëse mbi qerpikë
dridhet një puhizë,
dije mirë,
jam unë,
të këndoj ninullë!

 

I dashuri im,
rinohet çdo ditë..
Unë, vjetërohem
çdo natë..
Ai, i këndon me dashuri
dashurisë..
Unë, vetëm i qahem.

 

 


©Alma Begaj

 

*Adla = ime bijë Adelaida kur unë e ledhatoj

 
 
 
Vai alla Home Page del blog
 
 

INFO


Un blog di: almabegaj
Data di creazione: 26/01/2010
 

CERCA IN QUESTO BLOG

  Trova
 

ULTIME VISITE AL BLOG

magdalene57almabegajmauriziocamagnaAlpina68omar.bolognakarma580roberto0153sagittariusftcbil_parresiastalupoazzurro0ilovedonnamaturarhettbutler1escapefromthepassioncamnisi1943alpinisti1
 

ULTIMI COMMENTI

ciao, Cam.
Inviato da: camnisi1943
il 30/08/2014 alle 23:47
 
....pa fjale ....shpirt...ndjenja ....racionalitet...
Inviato da: alpinisti1
il 03/10/2013 alle 12:10
 
Pershendetje , ...bera " mi piace" jo sepse me...
Inviato da: alpinisti1
il 29/03/2013 alle 07:46
 
Te pershendes e dashur Alma.Na nxorre mallin me kete kete.
Inviato da: anileda.xeka
il 12/11/2011 alle 12:01
 
Grazie ISA, vi mando un grande abbraccio e buon fine...
Inviato da: almabegaj
il 15/10/2010 alle 13:53
 
 

CHI PUò SCRIVERE SUL BLOG

Solo l'autore può pubblicare messaggi in questo Blog e tutti gli utenti registrati possono pubblicare commenti.
 
RSS (Really simple syndication) Feed Atom
 
 
 

© Italiaonline S.p.A. 2024Direzione e coordinamento di Libero Acquisition S.á r.l.P. IVA 03970540963