Creato da Alpina68 il 11/03/2009
 

Alpina - Alma

Pak, fare pak nga unë

 

 

MENDIMET NĖ PROTESTĖ

Post n°333 pubblicato il 13 Gennaio 2020 da Alpina68
 

MENDIMET NË PROTESTË

 

Lumenjtë e kokës time,

vërshojnë

në çdo udhëkqryq,

bllokohen

në udhët qorre,

e shpërthejnë

gjithë paretet anësore,

madje kur buçasin,

dhimbje më shkaktojnë,

të dalin kërkojnë,

përmes çdo fije floku..!

 
 
 

KOKOLĖMSH

Post n°332 pubblicato il 27 Aprile 2019 da Alpina68

KOKOLËMSH

 

Duke pritur kohën

vërej se ajo pritje

nuk më ngushëllon më

pritjet e vogla më bëjnë lëmsh.

 

duhet arritur diku

por ku?

 

si kokrrizat e kafesë

që gojën hidhur mbajnë

luaj me çastet e mia

duke i hidhëruar me dëshirë.

 

duhet arritur diku këtë kohë

por ku?

 

kohë humbur ndihem dhe shpresën

e degdis në tunelet pa dritë 

pa merituar ngritje, e shtyp

e përtyp si kafshatën e qetë të hijes.

 

nuk posedoj më shumë se këtë kohë

kohën time!

 

kohën e kërkoj, me pak fjalë,

dhe kujtesa e netëve të mia

delikatesën e saj mbajnë gjallë 

ndaj së fundmi, vendos.

 

mes qiellit dhe tokës 

të bëj vullnetin tim.

 

©️Alma Begaj

 
 
 

Pasdite letrare

Post n°331 pubblicato il 23 Marzo 2019 da Alpina68
 
Tag: Kumtesa

Në një ditë të shënuar siç është 22 Marsi 2019, në mjediset e hotel “Mediteran”, Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, organizoi një veprimtari kulturore e artistike kushtuar shkrimtarit dhe publicistit Meçan Hoxha, i cili përuroi edhe dy librat e tij: “Gramshi në jetën time” dhe “Kontribute letrare”. 

“Pasdite letrare me Meçan Hoxhёn” ishte pagëzuar ky takim në të cilin morën pjesё shkrimtarё, poetë, publicistë, kritikë, botues, skulptorë tё Durrёsit, mёsues e nxёnёs gjimnazistё, familjarё e shokё tё Meçanit, ku vend nderi  zinin  bashkёqytetarёt e tij gramshiotё.

 

Organizimi i këtij eventi  kulturor kishte në fokus dy librat e botuar sё fundmi të autorit nga shtëpia botuese 2M Printing.

Në vlerësimin e librave u lexuan katër Kumtesat e pёrgatitura me pёrgjegjёsi e nivel tё admirueshёm shkencor nga, Alma Begaj mësuese e historisë e njëherësh shkrimtare e poete e cila çeli siparin e këtij kuvendimi, duke pasuar nga z. Zydi Shehu ish drejtori Muzeut të Kavajës, z. Avni Çuni drejtor i QKF Durrës dhe z.Kadri Tarelli.

Por Meçanin, në këtë kuvend të bukur krijuesish, diskutimet e shumta nga tё pranishmit, që e bёnё kёtё tubim letrar interesant e mbresëlёnёs, e lumturuan shumë.

 

Moderatori i kёsaj veprimtarie, z. Naim Kёrçuku, harmonizoi shumё bukur kumtesat me recitim poezish nga nxënësit e shkollës së mesme “Leonik Tomeo”, diskutimet me këngët e bukura dhe pёrshёndetjet nga tryezat e shtruara me koktejl.

Nё mbyllje të këtij eventi kulturor, kryetari i Klubit z.Nikolla Spathari, nё emёr tё komunitetit tё shkrimtarёve dhe artistёve tё Durrёsit i dha Meçanit njё titull mirёnjohjeje me motivacionin: ”Publicist, historian, shkrimtar dhe veprimtar i dalluar shoqёror nё vite”.

 
 
 

DIELLI QESHET KUR KA QEJF

Post n°330 pubblicato il 22 Marzo 2019 da Alpina68

Sot: ekuinoksi pranveror, dita kundër diskriminimit, dita e poetëve, dita e sindromës down, dhe..

 

DIELLI QESHET KUR KA QEJF

 

Dielli

qeshet me mua

që eci pa ndalur 

nën shiun që s'pushon.

Atje, përmbi rè

m'i ndjek hapat e lagura,

këpucët e qullura,

vallen e rëndë të çapave,

dhe qesh e gajaset

që hijen time ka tretur

në pellgjet e trotuarëve të shqepur.

 

Qeshet me mua Dielli

kur më avullohen xhamat 

e syzeve miope,

brenda nga ngrohtësia e syrit,

jashtë lahen nga piklat e shiut

dhe unë, s'shoh asgjë. 

 

Ngjyra e shiut

ka veshur nuancat 

e syve të mi,

palltos dhe fustanit tim gri.

 

Qerpikëpulitur,

pa ombrellë,

nën ritmin e piklave

eci e këndoj me vete

këngën e poetëve 

(i shoh ata nën streha

apo në kafenetë e xhamta

përballë detit atje tej) 

ata që zbresin diellin

në tokë edhe kur fle,

edhe kur e ka pushim,

në ditë feste.. Por, dielli

qeshet kur ka qejf,

sot ka hipur përmbi rè

të flasë me Perënditë.

 

Alma Begaj

 
 
 

E di si ėshtė puna?

Post n°329 pubblicato il 06 Febbraio 2019 da Alpina68

E di si është puna?

 

Gënjen pamja e jashtme,

Sa herë them:

nuk do ta çaj kokën për asgjë, 

Aq herë dhimbjen e ndjej më thellë se kurrë.

 

Sa herë montoj një buzëqeshje në sy,

Aq herë qan shpirti në çdo skutë.

 

E di si është puna?

Nuk do bëj më plane!

 

Gjithë herët kam dalë dështake,

kur kam menduar të shijoj një pushim,

Në fund të fundit

Jam shenjë e zjarrit

Që digjem e shkrumbohem vetë

Për të ruajtur nga zemërimi i flakës

Gjithë të tjerët!

 

 

©️AlmaBegaj

Gusht 2018

 

 
 
 
Successivi »
 

 

ULTIME VISITE AL BLOG

acquasalata010E_L_SAlpina68DRAGO_18almabegajgibran22cara.callaalpinisti1mi.descrivoNORMAGIUMELLIantropoeticolacky.procinomarlow17piccolobruttocattivo
 

ARCHIVIO MESSAGGI

 
 << Luglio 2024 >> 
 
LuMaMeGiVeSaDo
 
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
 

 

FACEBOOK

 
 

ENIGMA - MEACULPA

 

AREA PERSONALE

 

 

TAG

 

CERCA IN QUESTO BLOG

  Trova
 

 
Citazioni nei Blog Amici: 1
 

MATTI BUONANOTTE PRINCIPESSA TESTO

 

 

CHI PUņ SCRIVERE SUL BLOG

Solo l'autore puņ pubblicare messaggi e commenti in questo Blog.
 

 
 

 

 
RSS (Really simple syndication) Feed Atom
 

 

 
 
Template creato da STELLINACADENTE20