E di si është puna?
Gënjen pamja e jashtme,
Sa herë them:
nuk do ta çaj kokën për asgjë,
Aq herë dhimbjen e ndjej më thellë se kurrë.
Sa herë montoj një buzëqeshje në sy,
Aq herë qan shpirti në çdo skutë.
E di si është puna?
Nuk do bëj më plane!
Gjithë herët kam dalë dështake,
kur kam menduar të shijoj një pushim,
Në fund të fundit
Jam shenjë e zjarrit
Që digjem e shkrumbohem vetë
Për të ruajtur nga zemërimi i flakës
Gjithë të tjerët!
©️AlmaBegaj
Gusht 2018