Creato da Alpina68 il 11/03/2009
 

Alpina - Alma

Pak, fare pak nga unë

 

 

« ÇAST MITIKPAK NGA PRILLI 2015 »

HEUUU, SA DHEMB DHIMBJA!

Post n°326 pubblicato il 09 Aprile 2015 da Alpina68
 

HEUUU, SA DHEMB DHIMBJA!

Heu..!
(ai më sheh me mëdyshje,
prej tingullit që
dëgjoi a s'dëgjoi gjë?)
babushi im,
ka lënë mustaqe të bardha mbi buzë
ama ka dhe një "kokë-lakër" pa flokë,
(sytë gërshetoj me nënën)
ajo gjithnjë e brengosur,
ama sytë i bëhen më blu
prej lotëve të lagur.

Heu...!
Kërkoj muzikën e Vivaldit
(vetëm ai di t'më kuptojë,
me raste jo gjithmonë)
e nuk di si dhe pse
të gjitha të qeshurat e qytetit
madje dhe motorrët e naftës
që krijojnë energjinë e munguar,
bëjnë rezonancë arpezhiale
brenda daulles time të veshit,
(këmbët vallëzojnë kuturu).

Heuu..!
Qëndroj shtrirë në të njëjtën lartësi,
(pa frikën se rrëzohem)
pezull mbi horizontalen e bardhë,
twist kërcen një pulë e rrjepur në pjatë,
spageti luan tangon me pirunin dhe salcën,
(ah, pulë mashkull që s'bën dot një supë)
po të tjerat ç'janë??

Heuu..!
Nuk shoh as bukur dhe as qartë,
po festoj javën rutinë
me ushtri antitrupash në gijotinë,
m'u helmuan rruazat e bardha
në mesnatë.

Heuu..!
Ç'temperaturë e lartë
(faqet e mureve janë akull)
televizori presion i qartë,
(nënokja e babushi janë stampuar
para ekranëve)
ndryshe do ishin tretur prej halleve.

Alma Begaj - Durrës 11.03.2015

 
 
 
Vai alla Home Page del blog

 

ULTIME VISITE AL BLOG

acquasalata010E_L_SAlpina68DRAGO_18almabegajgibran22cara.callaalpinisti1mi.descrivoNORMAGIUMELLIantropoeticolacky.procinomarlow17piccolobruttocattivo
 

ARCHIVIO MESSAGGI

 
 << Luglio 2024 >> 
 
LuMaMeGiVeSaDo
 
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
 

 

FACEBOOK

 
 

ENIGMA - MEACULPA

 

AREA PERSONALE

 

 

TAG

 

CERCA IN QUESTO BLOG

  Trova
 

 
Citazioni nei Blog Amici: 1
 

MATTI BUONANOTTE PRINCIPESSA TESTO

 

 

CHI PUò SCRIVERE SUL BLOG

Solo l'autore può pubblicare messaggi e commenti in questo Blog.
 

 
 

 

 
RSS (Really simple syndication) Feed Atom
 

 

 
 
Template creato da STELLINACADENTE20