Creato da Alpina68 il 11/03/2009
 

Alpina - Alma

Pak, fare pak nga unë

 

 

KOMUNIKIM

Post n°323 pubblicato il 23 Dicembre 2014 da Alpina68
 

 

KOMUNIKIM

Sytë e tu
shpesh më shprehin
indiferencë.
Trishtohem që s’jam
brenda tyre
për t’ja thyer drejtimin.

Sytë e tu
nganjëherë
shkëlqejnë nga entusiazmi,
sa dua t’më përfshish
në vorbullat e gëzimit
e të mbytem aty e tëra.

Sytë tanë
komunikojnë jo rrallë
në heshtje,
dhe gjejnë gjuhën e veçantë
pa fjalë
kryqëzim ujrash të nxehta.


Alma Begaj

 

 
 
 

RIGON, POR FTOHTĖ

Post n°322 pubblicato il 23 Dicembre 2014 da Alpina68
 

RIGON, POR FTOHTË

Bie ky shi i ftohtë dimërosh,
mbi trup rrëshket të më ftohë,
por plagët nxjerrin zjarr e flakë,
dhe fryma avujt i derdh me inat.


Askush tjetër nuk e di,
është faji im, që e dua kët' shi,
edhe pse ulërasin fort plagët,
edhe pse uji s'i shuan flakët,
qajmë të dy, bashkë me qiellin,
lajmë sytë, ndërsa derdhim mllefin.

***

Kur vuajtjet të egërsohen dhe ca,
kur netët të zgjaten në përjetësi,
çdo ag do ketë frikë të çelë,
çdo frymë do jetë
një tjetër mallkim.

©Alma Begaj 18-Dec-14

 
 
 

ORĖT E VARURA

Post n°321 pubblicato il 23 Dicembre 2014 da Alpina68
 

Varur,



        në krahë të pemës së tharë

              heshtojnë kandilat me vaj,

                   dhe bëjnë ç'mundin përpjekje,

                        dritë-hije deri në vdekje.






Orët,



          i rreshkën akrepat

             mbi shpinën e kërrusur,

                 dhe s'kanë fuqi aspak

                      të rrotullojnë minutin,

në pritjen e paskajshme

                  të një boshti a një shtylle.



© Alma Begaj

 
 
 

PA TITULL

Post n°320 pubblicato il 11 Dicembre 2014 da Alpina68
 

PA TITULL

Jam një mishngrënës!
Jam një frymëmarrës!
Jam një shpirtngrënës!
Jam një frymëdalës!

Porsi një kanibal,
ja shqyej lëkurën vetes,
deri t'ja nxjerr mishin,
e t'ja pi gjakun venës.

Porsi i babëzituri,
ja marr ajrin e qiellit,
i mbush plot mushkritë,
me dufin e çmendur.

Ja shtrydh vetes shpirtin,
ja përplas fort tokës,
harroj që është i lirë,
dhe i vjen rrotull botës.

Shfryj veten si balonë,
ndërsa vuaj në brendësi,
shpirti ma merr frymën,
e fluturojnë në përjetësi.

E vazhdoj të vdes,
nga pak për çdo ditë,
veten s'e mbush dot,
me shpirt, frymë e dritë.

Jam
një i vdekshëm
human si ju të gjithë.

Alma Begaj

 
 
 

ĖNDĖRRPRISHUR

Post n°319 pubblicato il 09 Dicembre 2014 da Alpina68
 

 

ËNDËRRPRISHUR


Kështu u shpupurit ëndrra,
m'u në zemër të k'saj nate
të shpifur,
të akullt deri në majagishtash.

Të pa mëshirshme
m'i zgjati thonjtë e padukshëm,
e m'i gërrvishti muret e kafkës,
si në zanafillat e pikturave të Dalit.

M'i ndau dhomat e ëndrrës,
me mure prej fije peri,
si ky qytet - lakuriq zvarritur
betonesh, pa fund e pa fillim.

Pllenimin e hidhur,
e përzieva mirë me lugë
në kafen e mbrëmjes,
duke sjellë ndër mendje
dëshirat e fëmijërisë.

Ngadalë, kështu ëndërrprishur,
m'u në zemër t'kësaj nate,
e derdha mllefin tim veç në ty
Dashuria ime, Poezia ime.

 

 

PËRTYPIM VETËTIMA

 

Ky terr
përtyp vetëtima
dhe teshtin dhimbjen time
lidhur nyje grykës.

 

 

 

VOZITJA E FUNDIT

 

Mure betoni, mbuluar
me pirg dheu,
teshtijnë faljen e lotit
lulet e freskëta,
mbi qelinë ku
u vyshk jeta.

 

 

*

E drejta,
labirinthesh ngec,
në lajthitje

për të dalë në shesh!

 

© Alma Begaj

 

 
 
 

 

ULTIME VISITE AL BLOG

acquasalata010E_L_SAlpina68DRAGO_18almabegajgibran22cara.callaalpinisti1mi.descrivoNORMAGIUMELLIantropoeticolacky.procinomarlow17piccolobruttocattivo
 

ARCHIVIO MESSAGGI

 
 << Luglio 2024 >> 
 
LuMaMeGiVeSaDo
 
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
 

 

FACEBOOK

 
 

ENIGMA - MEACULPA

 

AREA PERSONALE

 

 

TAG

 

CERCA IN QUESTO BLOG

  Trova
 

 
Citazioni nei Blog Amici: 1
 

MATTI BUONANOTTE PRINCIPESSA TESTO

 

 

CHI PUņ SCRIVERE SUL BLOG

Solo l'autore puņ pubblicare messaggi e commenti in questo Blog.
 

 
 

 

 
RSS (Really simple syndication) Feed Atom
 

 

 
 
Template creato da STELLINACADENTE20