Creato da Alpina68 il 11/03/2009
 

Alpina - Alma

Pak, fare pak nga unë

 

 

GURĖ E FORTĖ NĖNKRESA

Post n°318 pubblicato il 02 Dicembre 2014 da Alpina68
 

GURË E FORTË NËNKRESA

 

 

 

Kjo kokë

në kët’ trup

që rri shtrirë,

nuk është imja.


 

Dy sytë

e kësaj koke

që s’flenë,

të mitë s'janë.


 

As dy këmbët

zgjatesa të trungut imcak,

nuk janë të miat.


 

Ky trup

që imi s'është,

është dhoma e errët

ku s’përtojnë të ulërasin

vetëm dy bulkthë sterrë

me të njëjtën gojëshpirt:

nuk dua të jem,

jam që mos qofsha,

gur e fortë kjo kokë!


 

A do duroja më gjatë

e zhytur nën oqean,

se sa mbi këtë nënkresë

plot guralecë

që kafkën po ma çan..?


 

Mbi nënkresë

me guralecë,

por s'është imja

kjo kokë,

ndaj s'kam gjumë.

 
 
 

UDHĖ

Post n°317 pubblicato il 27 Novembre 2014 da Alpina68
 

UDHË

 

Ndërtuam me fije folenë,

folenë e vockël sa për ne,

ndryshe nga shumë

që shtëpi kishin me kate,

e jona më e ngrohtë qe.

E ngrohnim me puthje

me fjalë cicërima, me këngë

dhe me qarje, me kokëdhimbje,

me valle e buzëqeshje pa fre.


 

Zot, më thuaj që jam gati,

të shoh fluturimin e parë,

pa e shoqëruar pranë,

të zogthit tim pushëverdhë,

nesër në ag...!


 

Zot, më thuaj,

më thuaj apo jep një shenjë,

se do t'i qëndrosh pranë

mos t'i lodhen krahët,

mos bjerë e vritet,

e t'ja mjekosh plagët,

ndryshe, u treta,

e do bëhem erë,

ta ndjek fluturimthi

zogthin tim të vetëm..

 

©Alma Begaj dhe Adelaida Dajko (1995 deri sot)

 

 
 
 

PĖRPLASJE

Post n°316 pubblicato il 24 Ottobre 2014 da Alpina68
 

Përplasje

Jashtë mureve përplasen erërat
hapsirat midis meje dhe teje
kanë distancë veshur me mall
dridhen brenda jonet e heshtjes
e fijet shpirtit enden nëpër natë.

Në dritare përplasen stonaturat
e këngëve të vjetra sa vet erërat
kërkoj të ledhatoj flakët e zjarrit
të ndezura në gjithë çastet e mallit
e dirigjojmë në distancë lojnat me harpa.

Jashtë mureve përplasen erërat
t'ia nisin vajit me shtrëngatë e lotë
pa fund më vallëzojnë brenda kokës
fjalët e dëshirës me ritmin e kohës
motivin e mallit po ta nis me postë.

Përplasen deri në thyerje
erërat e lashta
malli i zjarrtë
dëshirat fluturake
sa shtrihen të flenë në akord.

Alma Begaj - 23.10.2014

 
 
 

Perfect video

Post n°315 pubblicato il 04 Settembre 2014 da Alpina68
 
Tag: Melodi

 
 
 

SI BEMOL

Post n°314 pubblicato il 06 Giugno 2014 da Alpina68
 

SI BEMOL


O zë i ëmbël që ma rrit tensionin
e më bën të ndihem si re ngarkuar me shi,
derdhu qetësisht në shkallë sipërore,
ndërsa shkruaj në korda ndonjë marrëzi.



PARA SE TË FLE


unë do të pres
nën hijen e një lapsi,
e ti vrapon drejt meje
shkronjë pas shkronje,
fjalë pas fjale
dhe më futesh pa kuptuar
në mendje

unë do të pres
nën hijen e një flete
të shkruajmë tok
përralla me mbretër.



PARA TEJE


Sa shpesh më ndodh të jem turbulluar,
Si para avujve mbi gotën e verës,
Dilemat dallgëzojnë në rrathë me ngjyra,
Mirazh i paprekshëm buzët e tua.

Të të pi, rrëkëllyer me një gllënjkë?
A të të puth ngadalë, e të dehem e tëra?
Më thuaj, si prishet para gotës magjia?



Provimi i maturës


Tridhjetë maji
me maja të mprehta
ankthi e stresi
për mua më shumë
se sa për time bijë.

Sukseset kanë qenë
udhëtaret e saj
që nga lindja,
por sot ndihem
e lënë mënjanë
pa mundur t’ja shoh
në sy xixat.

Bie shi jashtë
e më tepër brenda meje.

 

Alma BEGAJ

 

 

 

 
 
 

 

ULTIME VISITE AL BLOG

acquasalata010E_L_SAlpina68DRAGO_18almabegajgibran22cara.callaalpinisti1mi.descrivoNORMAGIUMELLIantropoeticolacky.procinomarlow17piccolobruttocattivo
 

ARCHIVIO MESSAGGI

 
 << Luglio 2024 >> 
 
LuMaMeGiVeSaDo
 
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
 

 

FACEBOOK

 
 

ENIGMA - MEACULPA

 

AREA PERSONALE

 

 

TAG

 

CERCA IN QUESTO BLOG

  Trova
 

 
Citazioni nei Blog Amici: 1
 

MATTI BUONANOTTE PRINCIPESSA TESTO

 

 

CHI PUņ SCRIVERE SUL BLOG

Solo l'autore puņ pubblicare messaggi e commenti in questo Blog.
 

 
 

 

 
RSS (Really simple syndication) Feed Atom
 

 

 
 
Template creato da STELLINACADENTE20